Dega e LDK-së në Prizren ka kritikuar qeverisjen aktuale në komunën e Prizrenit për menaxhimin e mbeturinave në vendet publike.
Sipas tyre, mbeturinat të cilat hasen në rrugët e qytetit janë rrezik për jetën e qytetarëve në këto ditë vape.
“Krahas nepotizmit, keqmenaxhimit të parasë publike, punëve të dobëta dhe të lëna në gjysmë, kjo qeverisje e Prizrenit, qytetarit po ia jep edhe këto pamje tmerrshme, në këto ditë vape!
Prizreni nuk meriton t’i njolloset emri, pasi gjithmonë pastërtia ka qenë kulturë dhe në traditën e qytetarëve tanë”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.