Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka dëshiruar qytetarëve fundjavë të këndshme me pamje të lagjes “Bajram Curri” në Prizren.
Totaj ka thënë se qytetarët e kësaj lagje janë shembull për të gjithë, të cilët me angazhimin dhe punën e tyre në çështjet e komunitetit po ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës.
“Përshëndetje nga lagjja “Bajram Curri” në Prizren, që po zgjerohet çdo ditë e më shumë, në çdo aspekt.
Qytetarët e Bajram Currit janë të njohur për punën e tyre në çështjet e komunitetit, të cilët me angazhim po ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës në këtë lagje të pozicionuar në jug të qytetit dhe janë shembull për të gjithë.
Duke ju dëshiruar vikend të këndshëm, ju ftoj t’i shijoni pamjet e bukura nga “Bajram Curri”.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/