Përmes një komunikate për media Polici në Prizren ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e plagosjes me armë zjarri në fshatin Popolan të Suharekës, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit. Të gjitha njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë ekzaminimit të vendngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë”, konfirmoi zyrtari për informim Vesel Gashi.