Home LAJME Deputetët e Kosovës mbajnë një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Deputetët e Kosovës mbajnë një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

0
Deputetët e Kosovës mbajnë një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme i cila i kushtohet përkujtimit të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Me kërkesë të kryeparlametnarit, Glauk Konjufca, punimet e kësaj seance kanë fillur me një minutë heshtje në nderim të viktimave.

“Po e fillojmë këtë seancë të sotme e cila po mbahet në datën e 29 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Kërkoj që me një minutë heshtje t’i nderojmë të gjithë të rënët e Srebrenicës”- ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, më 10.07.2024 Qeveria e Kosovës ka votuar që 11 korriku të shpallet ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Kryeministri, Albin Kurti tha që Kosova i bashkohet memorializimit që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 23.05.2024, miratoi rezolutën me anë të së cilës 11 korriku u shpall Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here