Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi ka reaguar mbi çështjen e kontratës me “Countour Global” pasi Qeveria të mërkurën ndau 21 milionë euro për t’ia paguar asaj nga humbja e arbitrazhit vitin e kaluar.
Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i dobët dhe se po mashtron.
“Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj ka shtuar se Kurti ka mashtruar me çmimin e energjisë dhe i ka vjedhur qytetarët.
“Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MË energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë. Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”.