Home LAJME Në rajonin e Prizrenit shqiptohen 2107 gjoba në trafik

Në rajonin e Prizrenit shqiptohen 2107 gjoba në trafik

0
Në rajonin e Prizrenit shqiptohen 2107 gjoba në trafik

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 1.7.2024 – 7.7.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër  komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e njëqind e shtatë (2107) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e shtatëmbëdhjetë aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, hetimin e njëzet e një aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,  shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për pesë ngasës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here