Dy kamionë dhe një veturë janë djegur të martën në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se rasti është iniciuar si “zjarrvënie”, e para djegies tha se ka pasur gjuajtje me motolov.
Ai njoftoi se s’ka të lënduar nga ky zjarr, e autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Do të njoftojmë për detaje shtesë”, ka thënë Elshani.
Gjatë prillit të këtij viti, një zyrtarit policor i është djegur vetura, e gjatë qershorit janë djegur dy vetura.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P.