Të dielën, tek Prishtina Mall, është mbajtur gara e dytë për kampionatin e sivjetmë në disiplinat karting sllallom e auto sllallom me vetura elektrike.
Alea Rada nga AK “Prizreni D&G” ka qenë dukshëm më e mira në karting sllallom në konkurrencën e femrave.
Alea deri te fitorja arriti me kohën 01:42.763 minuta, me një diferencë prej 21.504 sekonda krahasuar me përcjellësen më të afërt, Rubina Krasniqin, e cila u rendit në pozitën e dytë.
E treta në këtë disiplinë doli Loreza Xërxa, me kohë 02:31.133 minuta, ose 48.370 sekonda më e ngadalshme se fituesja, Alea Rada.
Në konkurrencën ekipore, “Prizreni D&G” u rendit në pozitën e parë, pasuar nga “DTM” dhe “Eurogoma RT”.