27 vjeçari, Silvio Zogaj nga Lezha, është ka nënshkruar kontratë një vjeçare me KF “ Liria”, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prizrenas. Lezhjani Zogaj, i cili luan në pozitën e anësorit të majtë, ka qenë pjesë e skuadrave të elitës së futbollit shqiptar.
“Silvio Zogaj zyrtarisht është transferi i radhës te FC Liria për sezonin 2024/25! Silvio, një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme dhe përvojë të pasur, do të përforcojë ekipin tonë dhe do të jetë një shtesë e rëndësishme në formacionin tonë.
Gjatë karrierës së tij, ai ka kaluar gjithë kohën duke luajtur në ligat shqiptare, me shumicën e ndeshjeve të tij në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, ku spikasin ekipe si Vllaznia, Flamurtari, Teuta dhe së fundi Erzeni.
I pozicionuar si sulmues i majtë, Zogaj është i njohur për aftësitë e tij të driblimit, shpejtësinë dhe krosimet e tij të sakta në zonën e rreptësisë. Me kalimin e tij te FC Liria, ekipi shpreson të përfitojë nga talenti i tij për të kaluar kundërshtarët me lehtësi dhe për të krijuar raste të rrezikshme për shokët e skuadrës.
Mirë se vjen, Silvio! Jemi të gëzuar që të kemi në ekip dhe presim me padurim të shohim kontributin tënd në fushë.”, thuhet në fund të njoftimit nga klubi prizrenas.