Komuna e Prizrenit përmes faqez syrtare në facebook, ka njoftuar për kalendarin e degjimeve publike.
Këto dëgjime publike do të ndodhin për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Prizrenit.
“Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643 të 15 tetorit 2008, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.04.2023 për Administratë të Hapur, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në koordinim me Zyrtarët dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun, kanë hartuar kalendarin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2025.”,thuhet në njoftimin e komunës.
Vendet ku dhe kur do të mbahen këto dëgjime publike janë:
Dëgjimi Publik në Reçan (me banorë të rajonit të Zhupës) – 18 korrik 2024 – Objekti i shkollës fillore në Reçan – Ora 17:30.
Dëgjimi Publik në Korishë (Malësi e Re, Lubizhdë, Skorrobisht dhe Gërnqar) – 18 korrik 2024 – Objekti i shkollës fillore në Korishë – Ora 19:30.
Dëgjimi Publik në Gjonaj (me banorë të rajonit të Hasit) – 22 korrik 2024 – Objekti i Shtëpisë së Kulturës në Gjonaj – Ora 17:30.
Dëgjimi Publik në Piranë (Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë) – 22 korrik 2024 – Objekti i shkollës fillore në Piranë – Ora 19:00.
Dëgjimi Publik në Velezhë (Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme dhe Novakë) – 22 korrik 2024 – Objekti i shkollës fillore në Velezhë – Ora:20:15.
Dëgjimi Publik në Zhur (Zhur, Vërmicë, Shkozë, Dobrusht) – 23 korrik 2024 – Objekti i shkollës fillore në Zhur – Ora:18:00.
Dëgjimi Publik në Vlashnje (Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Vlashnje, Kobaj, Grazhdanik, Atmaxhë) – 23 korrik 2024 – Objekti i shkollës fillore në Vlashnje – Ora 19:30.
Dëgjimi buxhetor me gra (buxhetimi gjinor), të rinj, pensionistë dhe OJQ 08 gusht 2024 – Salla e mbledhjeve (Shtëpia e Bardhë) – Ora 18:00.
Dëgjimi me grupet e interesit (Biznese, Fermerë, Afaristë, etj) – 08 gusht – 2024 – Salla e mbledhjeve (Shtëpia e Bardhë) – 19:00.
Dëgjimi i përgjithshëm/përfundimtar me qytetarë dhe kryetarë të këshillave të fshatrave dhe lagjeve – 09 gusht 2024 – Salla e mbledhjeve (Shtëpia e Bardhë) – Ora: 10:00.