Home LAJME Totaj nënshkroi marëveshje bashkëpunimi me Kolegjin UBT

Totaj nënshkroi marëveshje bashkëpunimi me Kolegjin UBT

0
Totaj nënshkroi marëveshje bashkëpunimi me Kolegjin UBT

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e mërkurë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin UBT, në kuadër të programit “UBT Start-Up School”.

Ky bashkëpunim do të sigurojë projekte të përbashkëta në zhvillimin dhe implementimin e programeve për zhvillim ekonomik, urban dhe industrial të komunës së Prizrenit, e gjithashtu edhe aktivitete të tjera që duhet tq ju interesojnë të dya palëve.

Në këtë projekt janë të përfshirë edhe GIZ-i e ITP-ja, për ta UBT-ja do të ofrojë bursa studimin për të gjithë studentët e saj të komunës sonë.

Këta të fundit do të përcaktohen me vendim të veçantë, në mënyrë që të kontribuoj në edukim cilësor të rinisë së Prizrenit.

Përmes programit Start-Up, të rinjëve inovatorë do t’i mundësohet të hapin biznese, duke pasur parasysh potencialin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here