Home LAJME Arrestohet personi i kërkuar nga Gjykata në Prizren

Arrestohet personi i kërkuar nga Gjykata në Prizren

0
Arrestohet personi i kërkuar nga Gjykata në Prizren

Policia e Kosovës njofton se më 02.07.2024, ka arrestuar një person i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Sipas komunikatës për media të lëshuar nga Policia, ndaj të dënuarit B.Q, 23 vjeçar, Gjykata kishte lëshuar urdhëresë dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Prizren.

“Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata”- thuhet në komunikatë.

Policia thotë se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej dy vite e 10 muaj  burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here