Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka dal me njoftim për fermerët në kohën kur ka nisur fushata e korrje shirjes në disa komuna të vendit.
Ministria i rekomandon fermerët që të kenë kujdes dhe të mos fillojnë me korrje shirjet para pjekjes së plotë të grurit, pasi që do të ketë humbje të grurit dhe ndikim në ulje të rendimentit mesatar, si dhe pikat grumbulluese nuk do ta pranojnë grurin nga fermerët nëse lagështia e grurit nuk është brenda normave optimale të lagështisë (12 -13 %)./indeksonline