Përmes një komunikate dërguar mediave, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka reaguar ndaj kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, rreth dinamikës së shtuar të punimeve nëntokësore në Sheshin “Shatërvan”.
“TË VËRTETAT RRETH DËSHTIMEVE TË KRYETARIT SHAQIR TOTAJ NË RREGULLIMIN E SHESHIT “SHATËRVAN” NË PRIZREN
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar “se po punohet me dinamikë të shtuar në sheshin Shatërvan, pas ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore në këtë shesh”!
E vërteta nuk është kështu siç po pretendon, z. Totaj. Pra, nuk qëndron fakti se në sheshin Shatërvan është rregulluar apo ndërtuar infrastruktura nëntokësore!
E vërteta rreth rregullimit të sheshit Shatërvan dhe infrastrukturës nëntokësore është si më poshtë:
- Komuna e Prizrenit, rreth një vit e gjysmë ka bërë përgatitjen e projektit për rregullimin e sheshit Shatërvan;
- Sipas kontratës aktuale – “asnjë metër gjatësi e kanalizimit dhe sistemit të ri të ujësjellësit nuk është paraparë të vendoset në sheshin Shatërvan;
- Nuk është paraparë të bëhet rehabilitimi i lidhjeve shtëpiake / komerciale të konsumatorëve në sheshin Shatërvan;
- Nuk është paraparë rehabilitimi i kanalizimit kryesor në sheshin Shatërvan;
- Nuk është paraparë rehabilitimi i hidrantëve dhe vendosja e hidrantëve të rinjë në sheshin Shatërvan;
Kryetar, gënjeshtrat e manipulimet shumë shpejtë po të dalin në shesh!”, thuhet në fund të këtij reagimi.