Home LAJME Policia raporton dy raste të “Armëmbajteve pa leje” në Prizren

Policia raporton dy raste të “Armëmbajteve pa leje” në Prizren

0
Policia raporton dy raste të “Armëmbajteve pa leje” në Prizren

Sektori i hetimeve në Prizren gjatë ditës së enjte ka raportuar dy raste të veprës penale “Armëmbajtje pa leje” në qytetin e Prizrenit.

Në rastin e parë, Stacioni policorë i Prizrenit, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se i dyshuari me inicialet F.A, mashkull kosovar, i lindur në vitin 2000, kishte postuar në rrjetet sociale një foto të një arme, më përkatësisht një pushkë gjuetie.

Me të pranuar informacionin hetuesit policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e lartcekur nga i cili është konfiskuar një armë, pushkë gjuetie pa leje përkatëse e cila do të përdorët si dëshmi materiale në Gjykatë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’, rast i cili do të procedohet me kallëzim penal ndaj të dyshuarit në Prokurorinë Themelore.

Në rastin e dytënjesiti i hetimeve rajonale në Prizren, gjatë kontrollit me leje të Prokurorit të shtetit në një shtëpi banimi dhe një objekt tjetër afarist të dyshuarit Sh.B. i lindur më datën 1969, mashkull kosovar shqiptar, ka gjetur dhe konfiskuar:

  • Një (1) revolver special me katër (4) fishekë dhe dy (2) gëzhoja
  • Një (1) kuti të plastikes për armë me një (1) objektiv optik,
  • Një (1) mekanizëm i armës,
  • Dy (2) bateri dore,
  • Tri (3) bajoneta,
  • Një (1) palë dylbi
  • Një (1) tytë të armës së gjuetisë,
  • Tri (3) pjesë mekanizëm të armeve,
  • Tre (3) kondakët të armeve të gjata,
  • Një (1) dorezë druri e pushkës së gjuetisë,
  • Dy (2) karikator të armës së gjatë të zbrazët,
  • Katër (4) brsiçe të llojit të ndryshëm,
  • Një (1) karikator i zbrazet i armës së gjatë,
  • Njëqind e dyzet e pesë (145) fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrave të ndryshë
  • Njëmbëdhjetë (11) fishekë dhe një (1) gëzhojë të armës së gjatë,
  • Dymbëdhjetë (12) fishekë të armës AK-47,
  • Tridhjetë (30) fishekë të pistoletës,
  • Dyqind e njëzet e tre (223) fishekë të kalibrit 9×19 mm,
  • Tri (3) shufra metali,

Me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here