Home LAJME ‘’Festo me zemër jo me armë’’, Policia në Prizren me fushatë vetëdijësuese në prag të sezonit të dasmave

‘’Festo me zemër jo me armë’’, Policia në Prizren me fushatë vetëdijësuese në prag të sezonit të dasmave

0
‘’Festo me zemër jo me armë’’, Policia në Prizren me fushatë vetëdijësuese në prag të sezonit të dasmave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore, tani më  ka filluar implementimin e Plani Operativ “Sezoni veror 2024”, ku gjatë kësaj periudhe  kohore pritet të ketë organizime dhe manifestime të ndryshme ( dasma, ahengje  familjare) me ketë rast policia  është duke zhvilluar një fushatë vetedijesuse  në zonën e përgjegjësisë.  Gjatë këtyre aktiviteteve  përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postier të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton:

  • Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi)

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të lëndimeve dhe pasojave nga përdorimi i armëve dhe mjeteve tjera.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here