Home LAJME Nënkryetari Gashi priti në takim kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve në Prizren

Nënkryetari Gashi priti në takim kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve në Prizren

0
Nënkryetari Gashi priti në takim kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve në Prizren

Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare në facebook, ka bërë të ditur se ditën e mërkurë, nënkryetari, Kujtim Gashi ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Prizrenit, Isuf Vraniqi, sekretarin Alajdin Haskuka dhe anëtarin e kësaj shoqate Kadri Skeja.

Me këtë rast nënkryetari Gashi i njoftoi përfaqësuesit e shoqatës për veprimet e komunës së Prizrenit në përputhje me nevojat e pensionisëtve të qytetit, duke përfshirë këtu edhe hapjen e Shtëpisë së Pleqve, rifunksionalizimin e ambulancës dedikuar pensionistëve për të siguruar qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore dhe në sigurimin e barnave, kjo e fundit që do të përmirësonte kushtet dhe kujdesin ndaj pensionistëve.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për rifunksionalizimin e objektit për pensionistët në lagjen “Tërzimahallë”, që dotë ofrojë shërbime dhe kujdes shtesë për pensionistët e kësaj  zone të Prizrenit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here