Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e premte priti në takim Andreas Will Gerdes ndryshe i njohur si themeluesi i lëvizjes “MaNaBu”.
“MaNaBu” është një organizatë e njohur amerikane, jofitimprurëse që ofron mundësi të arritshme për të rinjët për ta arritur potencialin e plotë përmes aftësive praktike, komunitetit, bashkëpunimit dhe përvojave të jetës jashtë shkollave, i shoqëruar gjithashty me Arbër Kryeziun, bashkëthemeluesi i Makerspace innovation Center Prizren.
Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë e punës në distancë për të rinjët e Prizrenit, në mënyrë që qyteti i Prizrenit të pozicionohet si destinacion kryesor në Kosovë për nomadët dixhital, duke u mundësuar të rinjëve tanë zhvillimin profesional, qasjen në punët botërore dhe pavarsinë ekonomike.
” Së bashku, u zotuan për fuqizimin e rinisë prizrenase përmes aftësimit dhe ofrimit të mundësive të nevojshme për ndjekjen e ëndrrave nga vendi i tyre, Prizreni.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga komuna.