Shqipëria dhe Italia sot luajnë nga ora 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit në kuadër të Grupit B të “Euro 2024”.
Italia po paraqitet në Kampionatin Evropian për herën e tetë rresht, pasi kishin dështuar të kualifikoheshin për Evropianin e vitit 1992.
Do të jetë ndeshja e tretë e Italisë në Dortmund. 2:0 kishte fituar pas vazhdimeve ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2006. Me Gjermaninë po ashtu, kishte luajtur baras ne miqësore 1:1, në vitin 2011.
Italia e ka fituar Kupën e Botës 2006, e cila po ashtu ishte organizuar në Gjermani.
Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, është braziliani i dytë që e udhëheqë një shtet në një Kampionat Evropian, pas Luiz Felipe Scolarit që e kishte drejtuar Portugalinë.
Sylvinho ishte anëtar i stafit të trajnerit Roberto Mancini tek Interi, prej vitit 2014 deri në vitin 2016.
Shqipëria ka përdorur vetëm 26 futbollistë përgjatë kampanjës kualifikuese në Evropian. Është numri më i vogël i futbollistëve të përdorur në kualifikime nga të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse në “Euro 2024”. Po kaq lojtarë ka përdorur edhe Sllovenia.
Italia është tri herë finaliste nga gjashtë edicionet e fundit të Kampionatit Evropian (2000, 2012, 2020)./KOHA.Net