Pasditen e djeshme 30 veteranë dhe një gjeneral nga Mbretëria e Bashkuar, së bashku me atasheun e mbrojtjes në Ambasaden e Kosovës në Londër, kolonel Agron Bajrami, kanë qëndruar për vizitë në Rahovec, në shtëpinë muze të heroit, Skender Rexhepi.
Përveç babit të dëshmorit dhe familjarëve të pranishmit i priti edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili informoi për jetën dhe veprën e heroit, Skender Rexhepi.
Ndryshe, Skënder Rexhepi ra për të mos vdekur kurr më 21 janar 1999 në Fortes ( ish Bellacerkë) ,së bashku me luftetarin e orëve të para Fitim Durakun-Fita ,ashtu siq bien trimat shqiptarë në fushën e nderit në përleshje më forcat armike.