Home LAJME Nesër përurohet ” Kalaja e UÇK-së” në Leskovec të Prizrenit

Nesër përurohet ” Kalaja e UÇK-së” në Leskovec të Prizrenit

0
Nesër përurohet ” Kalaja e UÇK-së” në Leskovec të Prizrenit

Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare në facebook, ka ftuar qytetarët në përurimin e “Kalasë së UÇK-së” në fshatin Leskovec.

Përurimi i “Kalasë së UÇK-së” do të ndodhë më datën 12.06.2024.

Ky manifestim është i organizuar nën patronazhin e kryetarit Shaqir Totaj.

“12 qershori 1999 është ditë historike për Prizrenin! Ndërsa festojmë 25 vjetorin e Çlirimit të Prizrenit, me përulje kujtojmë dëshmorët, martirët, heronjtë e gjallë dhe miqtë ndërkombëtarë që e ndihmuan luftën e UÇK-së e cila solli lirinë pas shumë shekujsh robërie.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here