Të enjtën, rreth orës 11:00, në vendpunishten e nje objekti në ndërtim e sipër në Prizren, një 48 vjeçar nga Kukësi i Shqipërisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në QKUK nga Spitali i Prizrenit ku është trajtuar fillimisht.
Sipas një bashkvendasi të tij, viktima ka rënë nga një lartësi në tokë, ku më pas me ambulancë është transportuar në Spitalin e Prizreni, dhe pas dhënies së ndihmës së parë ështe dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.
Bëhet fjalë për, Gazmir Hoda, banues në Kukës, i cili nga ky incident ka marrë lëndime serioze në kokë. Ai pritet të trasnportohet jashtë shtetit për tretman të mëtejmë.