Home LAJME Presidenca mohon pretendimet se Osmani ka “negociuar lirimin e anëtarëve të BIA-s në Banjskë”

Presidenca mohon pretendimet se Osmani ka “negociuar lirimin e anëtarëve të BIA-s në Banjskë”

0
Presidenca mohon pretendimet se Osmani ka “negociuar lirimin e anëtarëve të BIA-s në Banjskë”

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka mohuar pretendimet e ekspertit të sigurisë Bedri Elezi, se presidentja dyshohet “se ka negociuar largimin e anëtarëve të BIA-s në rastin e Banjskës”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kupina ka thënë se kjo është një “gënjeshtër e pastër e Elezit”, për të cilin presidentja do të përgatisë padi.

“Ky deklarim i pavërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare” – ka shkruar Kupina.

Ai u ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të ndërmarrin masa, sipas tij, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, që sipas Kupinës “dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”.

/KALLXO.Com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here