Home LAJME Dorëhiqet gjyqtari i procedurës së ish-krerëve të UÇK-së, Nicolas Guillou

Dorëhiqet gjyqtari i procedurës së ish-krerëve të UÇK-së, Nicolas Guillou

0
Dorëhiqet gjyqtari i procedurës së ish-krerëve të UÇK-së, Nicolas Guillou

Gjyqtari i procedurës së rastit të ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou ka dhënë dorëheqje.

Vendimin ai ia ka dorëzuar presidentes së këtij institucioni të përkohshëm, Ekaterina Trendafilova.

Dorëheqja e gjyqtarit Guillou vjen pas zgjedhjes së tij si gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave të tij atje.

Presidentja Trendafilova e përgëzoi gjyqtarin Guillou për zgjedhjen e tij dhe shprehu vlerësimin e saj të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mandatin e KSK-së përmes, ndër të tjera, punës së tij si Gjyqtar Paragjyqësor dhe Gjyqtar i vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here