Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të takohet sot me këshillin e kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Takimi është paraparë të fillojë në ora 13:00.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave.
Temat që do të diskutohen në këtë takim janë: Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale.