Një rast tragjik ka ndodhur sonte, më 04.06.2024, rreth orës 20:10 në fshatin Reqan të Suharekës.
Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga rryma.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas tij, viktima është dërguar në Emergjencën e Suharekës.
“Sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë pa shenja jete” – ka thënë Gashi.
Viktima është G.G., i gjinisë mashkullore, 42-vjeç, nga Suhareka.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe njësitë përgjegjëse janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë lidhur me rastin, tha zëdhënësi.