Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.
Në mesin e shumë takimeve e vizitave, Kurti sot pati një vizitë në fabrikën ku prodhohen dronët “Bayraktar”.
Ai iu dhuroi vëllezërve Bayraktar, Haluk dhe Selçuk medalje për “Shërbim të Shquar”.
“Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, tha Kurti.
Vitin e kaluar. në muajin korrik Kosova bleu disa nga dronët TB-2 nga Turqia.
”Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.
Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.”, ka thënë Kurti.