Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar se të gjithë haxhinjtë nga komuna e Prizrenit kanë arritur në Arabinë Saudite dhe janë mirë.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme ata do ta kryejnë edhe Umren.
Rreth 214 besimtarë nga komuna e Prizrenit dhe e Suharekës, të cilët kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë haxhin janë nisur pasditën e djeshme drejt Mekës.
Ky është grupi i dytë i besimtarëve që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për kryerje të haxhit, ndërsa grupet e tjera parashihen të udhëtojnë të hënën.