Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në El Salvador, më 30.05.2024, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të këtij shteti, Nayib Bukeleme.
Osmani është pritur me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake.
Ajo ka thënë se krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës në El Salvador.
Vizita e presidentes Osmani, sipas Zyrës së Presidencës, është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.
“Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Tutje u tha se fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.