Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 30.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe nga palë të treta.
Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
1.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10kV Rr.Reqanit (kodi: 32000005) në dy termine nga ora 08:00 deri 09:00 dhe nga ora 16:00 deri 17:00.
Vendet: pjesët periferike të Therandës (rr.Reqani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.
Arsyeja: Projekte investive, punime në rrjet projekte investive.
2.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Reshtani (kodi: 32000017) nga ora 08:30 deri 09:00
Vendet: Reshtan, Therande (nje pjese), Lagjeja Bajraktari, Reshtani 1, Reshtani 3.
Arsyeja: Projekte investive, punime në rrjet projekte investive.