Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren në shënimin e 25 vjetorit të Misionit të OSBE-së në Kosovë ka pranuar plaketë mirënjohje nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomati britanik, Michael Davenport.
Hoxha për këtë ka njoftuar në rrjetin social Facebook, ku po ashtu ka theksuar se Kosova gjatë kësaj periudhe ka arritur progres të jashtëzakonshëm në shumë fusha, me mbështetjen e dhënë edhe nga OSBE, veçanërisht në demokratizimin dhe fuqizimin e institucioneve lokale dhe atyre shtetërore të vendit tonë.