Home LAJME Për tentim vrasjen në Nashec, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët prë gjetjen e të dyshuarit

Për tentim vrasjen në Nashec, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët prë gjetjen e të dyshuarit

0
Për tentim vrasjen në Nashec, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët prë gjetjen e të dyshuarit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, më saktësisht Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, ditën e merkurë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, policia e Prizrenit lëshon kërkesën për bashkpunim me qytetarët, me qëllim idetifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

I dyshuari në fjalë është Besnik Beqir Ukaj, i lindur më 30.08.1987, në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, i cili po krkohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.


Rasti ka ndodhur me datën 17.05.2024, ne fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet ne fund të këtij njoftimi.

 

Policia e Kosovës ka dhënë edhe numrat kontaktues, në rast se hasim personin e dyshuar:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here