Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka goditur me veturë të martën një zyrtar policor.
Policia ka thënë se zyrtari policor ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 28.05.2024 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkohë në Dragash është dërguar në mbajtje një person nën dyshimin se e kërcënoi një zyrtar policor.
“Dragash / 28.05.2024 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.