Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare në facebook, ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me organizatën Swisscontact dhe Asosacionin e Komunave të Kosovës, ditën e martë ka organizuar punëtorinë e parë për prezantimin e metodologjisë, përditësimit dhe procesit të hartimit të Strategjisë për Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit.
Me këtë rast u diskutuan edhe përparësitë dhe mangësit në aspektin turistik në qytetin e Prizrenit. Gjithashtu u formulua vizioni si dhe u identiikuan veprimet që duhet të ndërmerren për ta përmirësuar turizmin në qytet e rajon, thuhet në këtë njoftim.