Policia në Prizren ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rendë në tentativë”, ‘Lëndim i rëndë truporë’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armevë’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori rajonal i hetimeve në kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, më datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.
Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rendë truporë “,:Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje ” e cila ka ndodhur më 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.
Pas publikimit të fotove, të dyshuarit sot më datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vetë dorëzua në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren.
- Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk, komuna e Prizrenit
- Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk, komuna e Prizrenit
- Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk, komuna e Prizrenit
Hetuesi policor gjatë hetimit të rasti në cilësinë e provave materiale kanë arrit të gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.
Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nën hetime!
Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.