Home LAJME Dy kadetë të FSK-së diplomojnë në akademinë prestigjioze ushtarake në SHBA

Dy kadetë të FSK-së diplomojnë në akademinë prestigjioze ushtarake në SHBA

0
Dy kadetë të FSK-së diplomojnë në akademinë prestigjioze ushtarake në SHBA

Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, West Point.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar këta dy kadetë për arritjet e tyre, duke thënë se të dy do të sjellin përsëri aftësitë dhe përvojat e tyre të reja në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ata do të sjellin përsëri aftësitë dhe përvojat e tyre të reja”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre dhe të kadetëve të tjerë ishte i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Në diplomimin e tyre, President Joe Biden ishte aty për të uruar këta liderë të rinj të shquar. Ata do të sjellin përsëri aftësitë dhe përvojat e tyre të reja FSK_Kosova, të gatshëm për t’i shërbyer dhe mbrojtur vendin e tyre”, ka shkruar Osmani. /Reporteri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here