Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren gjatë ditës kishte shpallur në kërkim gjashtë anëtarë të familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit për plagosjen në fshatin Gjonaj. Javën e kaluar Sinjali ka publikuar ekskluzivisht emrat e të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati që nga 22 maji.
Pak orë pas shpalljes për kërkimin e të dyshuarve, Policia ka arrestuar Abedin Zenel LIKAJ, raporton Gazeta Sinjali.