Në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë, proces ky që kishte nisur në fillim të muajit prill, ndërsa parashihet të jenë rreth 1.6 milion banorë.
Kështu ka deklaruar Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, në konferencën përmbyllëse për media.
“Të dhënat publikohen në pjesën e parë të muajit korrik, por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritjet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”, tha ai të hënën. EO