Home LAJME Selmanaj: “Lagjja e Trimave” e gëzon këtë emër me plot meritë, sepse dha shumë për lirinë e Kosovës.

Selmanaj: “Lagjja e Trimave” e gëzon këtë emër me plot meritë, sepse dha shumë për lirinë e Kosovës.

0
Selmanaj: “Lagjja e Trimave” e gëzon këtë emër me plot meritë, sepse dha shumë për lirinë e Kosovës.

Të dielën është përkujtuar 25 vjetori i masakrës në lagjen “ Tusus”, ku u vranë e masakruan 27 civilë të pafajshëm nga dora gjakatare e armikut serb. Për të nderuar martirët, në varrezat ku ata prehen të qetë ishte edhe kreu i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj.

Ai me këtë rast ka thënë se kjo lagje ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe se thirrja jonë për drejtësi nuk do të ndalet asnjëherë.

“Sot, përkujtojmë 27 martirët e masakrës së Tusuzit, të cilët nuk lëshuan shtëpitë tyre gjatë krimeve makabre të pushtuesve serbë.

Sot, bashkë me bashkëpuntorë nderuam me homazhe martirët e masakrës së Tusuzit, të cilët i japin emocion dhe krenari këtij vendi. Të rënët për lirinë e Kosovës janë bazamenti i Kosovës së pavarur.

Thirrja jonë për drejtësi nuk do të ndalet asnjëherë, deri atëherë kur të zbardhen të gjitha krimet ndaj gjithë atyre që Kosovën e donin të lirë.”, ka shkruar kryetari i LDK-së në Prziren, Driton Selamanj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here