Home LAJME Policia identifikon dhe dënon disa kundërvajtës në Prizren për mosrespektim të rregullave të trafikut rrugor

Policia identifikon dhe dënon disa kundërvajtës në Prizren për mosrespektim të rregullave të trafikut rrugor

0
Policia identifikon dhe dënon disa kundërvajtës në Prizren për mosrespektim të rregullave të trafikut rrugor

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se dje, me datë 25.05.2024, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetin me shpejtësi 102 km/h.

Të njëjtëve iu është shqiptuar gjoba 300€, 3 pikë negative dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për periudhë kohore prej 6 muajsh.

Ndërsa, në rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 129 km/h, i ka shqiptuar gjobë 300€, 3 pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here