Home LAJME SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit kremtoi sot ditën e shkollës

SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit kremtoi sot ditën e shkollës

0
SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit kremtoi sot ditën e shkollës

Shkolla Fillore “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit sot ka kremtuar ditën e saj të shkollës me këtë rast ku dhe u përkujtua heroi Nazim Buduri.

Pjesë e festës atje ishte dhe kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Berisha-Bytyqi, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook përpos urimeve ka kujtuar dhe kontributin e heroit Nazim Buduri.

“Për të përmbushur idealin e Nazimit, heronjve e dëshmorëve të tjerë duhet të investojmë shumë në ardhmërinë e mrekullueshme të vendit tonë për një arsim më cilësor dhe me infrastrukturë moderne shkollore, të mbjellim atdhedashurinë për vendin dhe t’ju tregojmë gjeneratave të reja se sa me mund e sakrificë është fituar liria”, ka shkruar tutje Berisha-Bytyqi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here