Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti në vend për pesë ditët e ardhshme do të jetë i paqëndrueshëm, me diell dhe me reshje shiu.
Sot do të mbajë kryesisht mot i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.