Home LAJME Krasniqi i AAK-së: Nga taksat tona 455.740.00€ paguhet mirëmbajtja e varrezave, qytet – fshat

Krasniqi i AAK-së: Nga taksat tona 455.740.00€ paguhet mirëmbajtja e varrezave, qytet – fshat

0
Krasniqi i AAK-së: Nga taksat tona 455.740.00€ paguhet mirëmbajtja e varrezave, qytet – fshat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, Besnik Krasniqi, ka akuzuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, për mirëmbajtjen e varrezave të qytetit.

Ai ka thënë se mbi 4 milion euro nga taksat tona janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Drejtor Çelë Lamaj lëri sfilatat nëpër Gjermani me dosta! Kontratat me operator ekonomik edhe me ndërmarrje publike qofshin kanë të njejtën peshë juridike.

Mbi 4 milion euro nga taksat tona janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Drejtor para se të i nënshkruash faturat e operatorëve ekonomik, qofshin publik apo privat ju këshilloj të dilni në terren, të bëni kontrolle së pari a është duke u implementuar plani dinamik, kontrolloni a janë duke u kryer punët, sepse pagesa e faturave për punët e moskryera është veper penale.

Pamje pa koment në varrezat e qytetit tonë!”, ka shkruar kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here