Me fitore të shënuar ndaj ndjekësit kryesor në luftë për titull në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Ballkani është bërë kampion i Kosovës sot, edhe zyrtarisht për herë të tretë me radhë.
Ekipi suharekas i drejtuar nga tiranasi Ilir Daja ka mbrojtur për të dytën herë titullin e kampionit të Kosovës dhe do të merr pjesë në kualifikime për Ligë të Kampionëve këtë verë në garat evropiane.
Ndeshjen e sotme, që kishte plot raste nga të dyja palët, kurse Llapi kërkonte me çdo kusht fitoren për të çuar luftën për titull në xhiro të fundit, e vendosi zëvendësuesi Bernard Karrica që shënoi pas një pasimi të Lindon Emërllahut për fitoren e Ballkanit, Llapi – Ballkani 0-1 [Bernard Karrica 74’].
Ballkani shkroi historinë e futbollit kosovar duke luajtur në dy edicione rresht të fazës grupore të Ligës së Konferencës.
Regjistroi rezultate pozitive duke fituar e barazuar, por nuk ka arritur që ta kalojë fazën e grupeve.
Në të dyja rastet ka përfunduar në vendin e katërt me nga katër pikë të grumbulluara.