Home LAJME Totaj viziton disa biznese të mbështetura nga projekti mes komunës së Prizrenit, Swisscontact dhe Makerspace

Totaj viziton disa biznese të mbështetura nga projekti mes komunës së Prizrenit, Swisscontact dhe Makerspace

0
Totaj viziton disa biznese të mbështetura nga projekti mes komunës së Prizrenit, Swisscontact dhe Makerspace

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të mbështetura nga projekti i përbashkët mes komunës së Prizrenit, Swisscontact dhe “Makerspace Innovation Center”, njofton faqja zyrtare e komunës.

Ky program ka për qëllim mbështetjen e bizneseve fillestare apo Start-Up dhe fuqizimin e bizneseve mikro e të vogla në sektorin e mobilierisë përmes digjitalizimit.

“Me këtë rast synohet nxitja dhe promovimi i inovacionit në këtë sektor për ta rritur konkurrueshmërinë dhe suksesin, duke shfrytëzuar ekspertizën e nevojshme në nxitjen e kreativitetit, inovacionit dhe zhvillimit të bizneseve në këtë fushë.” thuhet në fund të njoftimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here