Home LAJME Arrestohet një person në Zojz të Prizrenit, në shtëpinë e tij gjenden arsenal armësh

Arrestohet një person në Zojz të Prizrenit, në shtëpinë e tij gjenden arsenal armësh

0
Arrestohet një person në Zojz të Prizrenit, në shtëpinë e tij gjenden arsenal armësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nga komuna e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Zojz të komunës së Prizrenit, ku rasti është paraqitur në polici si dhunë në familje pasi që i dyshuari pas një mosmarrëveshje familjare ka lënduar fizikisht gruan dhe djalin e tij.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale këto armë: një AK47, dy granata dore, një raketa hedhes, dy predha të raketa hedhësit dhe katër fishek.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale të lartpërmendura.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here