Komuna e Prizrenit ka njoftuar se më datë 20 maj ditë e hënë, do të mbahen takimet në lagjen “Ortakoll” dhe në lagjen e “Trimave” të planifikuara për projektin “Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”.
Në “Ortakoll” takimi do të filloi nga ora 17:00 dhe mbahet në Qendrën Rinore, kurse në lagjen e “Trimave” takimi mbahet në shkollën fillore “Fadil Hisari” duke filluar nga ora 18:30.
Në këto takime qytetarët do të propozojn projekte të nevojshme për lagjet e tyre dhe projekti më i votuar do të realizohet duke u financuar nga komuna.