Home LAJME Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev priti në takim përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Komunitetit Bullgar në Kosovë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev priti në takim përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Komunitetit Bullgar në Kosovë

0
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev priti në takim përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Komunitetit Bullgar në Kosovë

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, priti në një takim në Sofje përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Komunitetit Bullgar në Kosovë.

Presidenti bullgar është shprehur se Bullgaria i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me komunitetin historik bullgar në Republikën e Kosovës, i cili ruan gjuhën, vetëdijen dhe traditat kulturore dhe do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike dhe arsimore ndërmjet dy vendeve, të cilat do të ketë një efekt pozitiv dhe për këtë komunitet.

Takimi në Sofje është pesë muaj pas vizitës së presidentit Radev në Prizren dhe konfirmon rëndësinë e Bullgarisë për bashkatdhetarët e saj në Kosovë.

Bullgaria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një aleat i rëndësishëm dhe mbështetës i rrugës euroatlantike të vendit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here