Home LAJME Nga nesër , në shkollën “ Abdyl Frashëri” fillon regjistrimi i fëmijëve në grupet parafillorë dhe në klasat e para për vitin shkollor 2024/2025

Nga nesër , në shkollën “ Abdyl Frashëri” fillon regjistrimi i fëmijëve në grupet parafillorë dhe në klasat e para për vitin shkollor 2024/2025

0
Nga nesër , në shkollën “ Abdyl Frashëri” fillon regjistrimi i fëmijëve në grupet parafillorë dhe në klasat e para për vitin shkollor 2024/2025

Drejtoria e shkollës “ Abdyl Frashëri” në Prizren, njofton se dita e nesërme e deri më datë 15 qershor, do të bëhet regjistrimi i fëmijëve në grupet parafillorë dhe në klasat e para për vitin shkollor 2024/2025.

“Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se duke filluar prej datës 15.05.2024 e gjer më 15.06.2024 nga ora 12:30 – 15:00 çdo ditë pune, bëhet regjistrimi i fëmijëve/nxënësve  në grupet parafillorë dhe në klasat e para për vitin shkollor 2024/2025.

Në parafillorë regjistrohen fëmijët të cilët deri më 31.08.2024  i mbushin 5 vjet.

Në klasë të parë regjistrohen fëmijët të cilët deri më 31.08.2024  i mbushin 6 vjet.

Për  regjistrim kërkohen këto dokumenta:

  1. Certifikata e lindjes;
  2. Certifikata e vaksinimit;
  3. Dëshminë për vendbanim nga bashksia lokale e cila nuk është më e vjetër se 6 muaj, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here