Edicioni i 23-të i festivalit i folklorik “Anadrinia Jehon” i mbajtur në fshatin Dejnë të Rahovecit është përmbyllur edhe për këtë vit me sukses.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sukseset e vazhdueshme të festivalit “Anadrinia jehon”, kanë hyrë në analet e ngjarjeve të rëndësishme kulturore, në nivel kombëtar.
Çmimin e tretë të festivalit e mori Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Kastriotët” nga Ferizaji, çmimin e dytë Ansambli “Mati” nga Burreli, ndërsa me çmimin e parë u stolis ShKA “Agimi” nga Prizreni.
Kurse, çmimin special të Festivalit e fitoi QKA “Anamorava” nga Vitia.